EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan 28-vjeçarin, arrestohen tre të rinj në Tiranë
Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi kanë marrë peng dhe dhunuar një 28-vjeçar. Policia gjithashtu bën me dije se të arrestuarit i kanë hequr lirinë të riut dhe e kanë dhunuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Të arrestuarit janë të moshës 22, 24 dhe 30 vjeç. Ata janë identifikuar si Erion Lala, Elsa Sherifi dhe Marsilda Kita.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar si “Te Pamja” në Kryeqytet. Pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur madje duke e dhunuar edhe e kanë futur në bagazhin e një makine. Më pas ka qënë një patrullë police që ka ndaluar të rinj dhe ka gjetur të lidhur në bagazh 28-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar”, njofton policia.
Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)