EMRAT| Kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë luksoze të futbollistit të njohur 

22 Shtator 2023 | 10:46

Policët në Britaninë e Madhe janë vënë në kërkim të shqiptarëve që dyshohet se janë të lidhur me një vjedhje prej 300 mijë paudësh në shtëpinë e futbollistit të njohur Raheem Sterling ndërsa ai ishte në Kupën e Botës.

Alfred Isufi, 48 vjeç; Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë po kërkohen për t’u marrë në pyetje lidhur me 33 vjedhje, duke përfshirë edhe vjedhjen në shtëpinë e sulmuesit anglez.

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për Kombëtaren angleze në Katar.

Sterling u detyrua të kthehej nga Kupa e Botës për të qenë me familjen e tij pas ngjarjes.

Media britanike The Sun shkruan se të tre personat e kërkuar kanë të gjithë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore dhe nuk besohet se janë larguar nga MB.

Në shtëpinë  e futbollistit dyshohet se janë marrë ora me vlerë 300,000 £ dhe bizhuteri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026