EMRAT/ Kush janë të arrestuarit për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër

7 Janar 2025 | 10:12

Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta disa ditë më parë.

Në një deklaratë të publikuar këtë të martë, Policia e Shkodrës thotë se ka organizuar operacionin “Profili i rremë” dhe ka vënë në pranga 29-vjeçarin Arjon Hasaj, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Dragoç të Shkodrës.

Sipas hetimeve, Arjon Hasaj ka përdorur profile të rreme në rrjetet sociale për të komunikuar me viktimën, Ramazan Matajn. Ky i fundit, sipas policisë, ka rënë në një grackë të kurdisur nga Hasaj, i cili e ka nxjerrë në një vend të izoluar ku e ka qëlluar për vdekje. Hetimet thonë se vrasja ka ardhur si shkak se viktima ka pasur ndikim në prishjen e një marrëdhënie në familjen Hasaj.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u arrestua edhe Klisman Hasaj, i cili dyshohet se ka siguruar kushtet dhe ndihmën për të realizuar krimin. Njëri prej të arrestuarve është kapur në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.

Policia ka siguruar prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat kundër të dyshuarve, dhe ata pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më tej detajet e ngjarjes dhe për të siguruar prova shtesë për hetimet në vazhdim.

Ramazan Mataj u u vra tre ditë më parë në fshatin Dragoç në Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026