EMRAT| Lejuan mbjelljen e kanabisit, pezullohen nga detyra 5 efektivë të Shkodrës
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra, 5 punonjës policie të strukturave në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, konkretisht:
Komisarin Edmond Pepkolaj (ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë), aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit, në DVP Shkodër;
Inspektorët Alfred Ndoj (me detyrë SPZ), P. F. (me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale), Zamir Mehaj dhe Fatmir Alia (të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme), në Komisariatin e Policisë Pukë.
Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë