EMRAT| Morën peng 30-vjeçarin për borxhin, lihen në burg tre të rinjtë në Durrës

30 Nëntor 2023 | 16:17

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë personale “arrest me burg” për tre autorët e pengmarrjes së Blerim Hankut, përkatësisht për shtetasit Iljaz Kotarja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Prokuroria tha se mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i shtetasve u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Borxhi”, teksa ata po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet.

Pengamarrja e 30-vjeçarit erdhi për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Blerim Hanku ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit Iljaz Kotarja 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, Geri Cani, 26 vjeç dhe Jurgen Delia 29 vjeç, me banim në Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin 30-vjecar për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi Iljaz Kotarja pretendonte se ia kishte detyrim për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Vlorës për dyshime mbi falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e pronave në zonat e Radhimës, Dukatit dhe Orikumit,...
11:20 | 29/06/2026

Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, gjatë fjalës së tij hapëse në konferencën e fokusuar te marrëdhëniet e institucioneve të drejtësisë me mediat, u...
11:10 | 29/06/2026

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026