EMRAT/ Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë, shpallet në kërkim autori

6 Qershor 2025 | 12:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 21-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Devis Saliaj, ka mbetur i plagosur me thikë. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, pas një goditjeje në parakrah.

Sipas burimeve nga spitali, Saliaj nuk ka pasur probleme me jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai ka refuzuar të japë shumë informacion në lidhje me ngjarjen, pasi ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ndodhjes.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, shtetasin Denis Beqo, nga Saranda. Aktualisht, forcat e rendit janë angazhuar për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026