Emrat/ Policia njoftim zyrtar për ngjarjen te Ali Demi, në kërkim babë e bir
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ditës së martë ku pas një konflikti mes disa personave u thye dhe xhami i një ambienti që përdorej nga një subjekt elektoral.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit Lorenc Telhallari, 24 vjeç dhe Arjan Telhallari, 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e martë, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër.
“Pas konfliktit, shtetasi Lorenc Telhallari është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenci, dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet pranë zonës së konfliktit”, thuhet në njoftim.
Policia thotë po punon për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në zonën e Ali Demit në Tiranë pranë një lokali dhe pranë zyrave të një subjekti elektoral por që duket se nuk kishte lidhje me çështje politike.
Edhe subjekti elektoral PSD reagoi mbi ngjarjen duke thënë se asnjë anëtar apo simpatizant i saj nuk u përfshi në konflikt dhe se situata nuk kishte të bënte me aktivitetin e partisë por ishte konflikt mes personave të tjerë në rrugë.
Njoftimi i policisë
“Shpallen në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftim.
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme