Emrat| Sherri masiv në një lokal në Palasë, Policia shpall në kërkim 4 persona
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë për përfshirjen në një konflikt fizik të ndodhur në zonën e një lokali në Palasë mbrëmjen e së hënës.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se më herët kishte shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë lidhur me këtë ngjarje.
Mësohet se shtetasit e shpallur në kërkim janë Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u konfliktuan me shtetasit L. K dhe F. A.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i shtetasit F.A, banues në Tiranë, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt.
Ndërkohë materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.
Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:
- B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë