Sherr masiv në një lokal në Palasë, rrihet brutalisht 42-vjeçari, 2 në kërkim
Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në ambientet e një lokali në zonën e Palasës.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S., banues në Tiranë. I riu sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.
Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe një 49-vjeçar me inicialet G.B., i cili ka marrë pjesë në dhunimin e 42-vjeçarit që ka mbetur i dëmtuar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, në konflikt shihet të përfshihen disa persona, të cilët qëllojnë brutalisht personin që mbeti i dëmtuar mbi tavolinë.
Policia njofton se vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e ngjarjes.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë