Sherri i dhunshëm për fërkimin e makinave, kush është futbollisti i njohur në kërkim

23 Gusht 2024 | 10:35

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin Mario Bajramaj, njërin prej personave të përfshirë në konfliktin me sende të forta në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Barjamaj rezulton të jetë një futbollist i njohur në vend ku luan me ekipin e Laçit. Të hënën ai ishte në fushën e blertë ku luajti në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës.

Shkak i nisjes së konfliktit u bë gërvishja e dy mjeteve mes dy vajzave shofere të cilat thirrën të njohurit e tyre për të sqaruar situatën.

Në vendngjarje kanë shkuar Marjo Bajramaj, i shoqëruar nga shtetasi me iniciale I.L dhe nga ana tjetër Fation Dauti, i shoqëruar nga shoku i tij me iniciale A.N të cilët janë konfliktuar fizikisht me sende të forta.

I dëmtuar mbeti Dauti, i cili u dërgua dhe për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, ku mëngjesin e sotëm iu komunikua dhe masa e sigurisë “Arrest me burg”. Gjatë kontrolleve në vendngjarje u gjet edhe  një pistoletë e cila dyshohet se i përket Fation Dautit, por që nuk është arritur të përdorej.

Gjithashtu Dautit dhe mikut të tij iu gjet dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa.

Fation Dauti u bë i njohur mediatikisht gjatë përplasjeve për selinë e Partisë Demokratike, ku si pjesë e Rithemelimit shqeu portën e një prej sallave ku grupimi i Bershës asokohe donte të mbante mbledhjen e radhës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026