EMRAT| Tjetërsuan 151 000 m2, arrestohen ish-zyrtarët e Kadastrës në Durrë

12 Prill 2024 | 11:12

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndërrmarrë

Një aksion kundër tjerërsimit të pronave është ndërmarrë këtë të premte në qytetin e Durrësit, ku në pranga kanë përfunduar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kadastrës.

Nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, janë vendosur 5 persona, shtetasit Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha Gjovalin Ndoci dhe ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës , Leonard Kadrimi.

Ndërkohë që është vendosur masa e sigurisë  “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë, të përfshirë.

Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2.

Ndërkohë ish-kreu i Kadastrës së Durrësit Leonard kadrimi, dhe punonjësit M. Z. dhe A. K. dyshohet se duke shpërdoruar detyrat duke bërë të mundur tjetërsimin e truallit.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u  paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasit:

M. Xh., 55 vjeçe, K. Xh., 34 vjeç, Ë. T., 63 vjeç, K. T., 58 vjeç, Sh. T., 66 vjeç, Sh. V., 68 vjeçe, B. B., 59 vjeçe, O. Xh., 46 vjeç dhe A. K., 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), të gjithë banues në Durrës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026