EMRAT| U zunë për motive banale, 38-vjeçari qëllon me sëpatë fqinjin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qyetin e Pogradecit, ku shtetasi Erjon Shaqollari ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij Kastriot Hoxhallari.
Burime bëjën me dije se konflikti mes dy personave lindi për arsye banale, dhe pasi kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri tjetrin, Shaqollari ka marrë sëpatën dhe ka tentuar të godasë në kokë fqinjin e tij.
Fatmirësisht shmangia që ka bërë i dëmtuari, i ka shpëtuar atij jetën. Autori dyshohet se kurohet për probleme të shëndetit mendor. 38-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
LEXO GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë