EMRAT/ Vodhën 100 litra naftë dhe pajisje në Vorë, kapet autori dhe bashkëpunëtori

5 Nëntor 2025 | 15:38

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për disa vjedhje, mes tyre një 38-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një vjedhje të ndodhur në korrik të këtij viti, në autostradën “Mamurras–Tiranë”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Walkers”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit:

  • Juljan Subashi, 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec;
  • Jorgen Dervishi, 19 vjeç, banues në fshatin Karpen.

Dy të rinjtë u kapën pak orë pas një vjedhjeje të kryer në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor 2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, ku kishin marrë rreth 100 litra naftë dhe pajisje të tjera.

Gjatë hetimeve, rezultoi se 38-vjeçari Juljan Subashi ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet se më 10 korrik 2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij D. S. (tashmë i arrestuar), kishte vjedhur pajisje dhe sende në një magazinë përgjatë autostradës “Mamurras–Tiranë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit. Tensione me policinë

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar. Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00. Rendi i...
09:11 | 23/07/2026

Protestuesit çajnë kordonin e policisë para Parlamentit, godasin me vezë efektivët

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku protestuesit e mbledhur kanë arritur të çajnë rrethimin e parë...
09:10 | 23/07/2026

Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar këtë të enjte se Shqipëria është anëtarësuar në International Coalition on Cyber...
08:58 | 23/07/2026