EMRAT| Vodhën kasafortën me 15 000 euro në një banesë, arrestohen autorët
Ditën e sotme dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro në një banesë. Personat e identifikuar janë Arbnor Xhimaj 40 vjeç, dhe Lejdjan Gjoka 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ata janë identifikuar dhe kapur pas një operacioni policor teksa gjatë hetimeve, rezultoi se të dy të arrestuarit ishin të dënuar më parë për vjedhje. Gjatë hetimeve është zbuluar se Arbnor Xhimaj ishte duke vuajtur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 02.06.2025, Xhimaj dhe Gjoka kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Kjo u konstatua pas kallëzimit të shtetasi pronarit të banesës, i cili njoftoi autoritetet për humbjen e parave dhe kasafortës. Si rezultat, policia ka sekuestruar automjetin e dyshuar që ata përdorën për të realizuar vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 08:25 Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)