EMRAT| Vranë kushëririn me thikë dhe e braktisën në rrugë, dorëzohen 2 shqiptarët
Një 28-vjeçar shqiptar është goditur me thikë për vdekje në Greqi nga dy kushërinjt e tij, të cilët pasi e sulmuan, e lanë të shtrirë për tokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e Policisë Rrugore, e panë 28 vjeçarin Denis Loka, të përgjakur në tokë.
28-vjeçari u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Një video e kamerave të sigurisë ka kapur momentin e sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçares, 17-vjeçares dhe 19-vjeçares.
Pas një ore dy vëllezërit, Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandër Loka, 19 vjeç janë paraqitur në Komisarjatin e Kipselit, ku kanë pretenduar se 17 vjeçari kishte kryer krimin.
Siç pretendonin dy vëllezërit kanë pretenduar se 28-vjeçari po i dhunonte, pa u bërë dije më shumë për rastin.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.
Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara