Emrat/ Vriten duke pirë kafe dy shqiptarët në Shkup, plagoset rëndë kamerieri

7 Mars 2023 | 07:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Çarshinë e Shkupit. Dy shqiptarë janë vrarë ndërsa një është plagosur si pasojë e një sulmi me armë nga persona të maskuar brenda një bar kafeje.

Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni kanë mbetur të vrarë ndërsa një person i tretë po lufton për jetë. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimin duke mbledhur provat e nevojshme nga vendngjarja.

Sipas informacioneve të para, vrasësit janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontroll në bar kafenë, dhe pasi e kanë gjetur objektivin, personat për të cilët kishin ardhur, kishin hapur zjarr të shpejtë dhe i kanë vrarë dy shqiptarët.

Pas vrasjes autorët kanë djegur makinën me të cilën kishin ardhur në vendngjarje, ndërsa janë zhdukur në drejtim të panjohur nga një lagje në afërsi të vendit të vrasjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026