EMRI/ Agravon sherri mes dy shoferëve në aksin Krujë-Mamurras, humb jetën 57-vjeçari

20 Janar 2026 | 08:55

Një konflikt mes drejtuesve të dy automjeteve është regjistrua pas mesnatës në aksin Krujë-Mamurras, të cilët dyshohet se janë përplasur me makinë.

Mes tyre dyshohet se ka pasur edhe konflikt fizik. Nga kjo ngjarje, Petrit Ndou nga Puka ka humbur jetën. Ky i fundit ka marrë një plagë në kokë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një çekiç.

Viktima dyshohet se është qëlluar me çekiç në kokë nga 28-vjeçari me iniciale A.V. nga Mamurrasi. 28-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merren dëshmi të deshmitarëve për të zbardhur ngjarjen.

“Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026