EMRI| Aksidenti me 2 viktima në Itali, kush është 23-vjeçari shqiptar që humbi jetën
Është zbuluar identiteti i njërit prej viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali dy netë më parë, ndërsa identiteti i shqiptarit tjetër ende nuk dihet.
Sipas mediave të huaja, njëri prej viktimave është Marin Kola, 23 vjeç nga Lezha.
Aksidenti ka ndodhur në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar përmbys anës rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm kanë humbur jetën dy shqiptarët, ndërsa një i tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Pas përmbysjes së makinës, njëri nga të rinjtë ka dalë nga mjeti nga kabina, përpara se ajo të përfshihej nga flakët.
Dy të tjerët, që mbetën edhe viktima, nuk mundën dot të dilnin dhe mbetën të bllokuar brenda makinës.
Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ata nuk arritën të bënin asgjë për të shpëtuar dy të rinjtë të cilët kishin marrë plagë të rënda si nga aksidenti, ashtu edhe nga flakët.

LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit