EMRI/ Grabiti nën kërcënimin e armës dy persona, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari

10 Tetor 2025 | 09:12

Një 39-vjeçar nga Shkodra u ekstradua këtë të premte nga Greqia në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës.

Eduart Vushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016 ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vjet burg, për veprën penale të “vjedhjes me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një person tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin dy shtetas, të cilëve fillimisht u kanë qëlluar me armë dhe më pas i kanë plagosur me thikë, duke u marrë paratë dhe automjetin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026