EMRI| I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar
34-vjeçari shqiptar Lutfi Xeka ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim kanabisi.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se Xeka në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.
Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019.
Ndërkohë vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme me partnerët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për llogari të 2 shteteve.
Finalizohet nga Policia e Spanjës, pas sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Four”.
I dënuar me 4 vjet burgim, si bashkautor i 3 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, të kryera gjatë vitit 2019, vihet në pranga 34-vjeçari.
Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me partnerët spanjollë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, nga autoritetet në Shqipëri.
Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, ka mundësuar finalizimin në Spanjë, të operacionit policor të koduar “Four”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Lutfi Xeka, 34 vjeç.
Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Lutfi Xeka, në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.
Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019.
Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë