Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 65-vjeçari në Tepelenë. I gjenden edhe armë
Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tepelenës dhe një 42-vjeçar është proceduar penalisht.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 65-vjeçari shiste drogë në afërsi të shkollave, ndërsa 42-vjeçari u kap duke blerë kanabis te ai.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 600 g cannabis (një pjesë në doza), 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë.
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë/Vijon intensivisht puna operacionale dhe e inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Paralel”.
Sekuestrohen 600 g cannabis (një pjesë në doza), 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi që posedonte sendet e kundërligjshme dhe lëndën narkotike të cilën e kishte siguruar me qëllim shitjen në doza, në afërsi të shkollave.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër që u kap duke blerë doza cannabisi, nga i arrestuari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Tepelenës, në bashkëpunim me ata të sektorëve Operacional dhe për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Paralel”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. G., 65 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. S., 42 vjeç, të dy banues në Tepelenë.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.
Ndërkaq, procedimi penal për shtetasin L. S. nisi sepse u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi, nga shtetasi J. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë