EMRI| I dënuar për marrëdhënie me të mitur, ndërron jetë 54-vjeçari
Një i burgosur ka humbur jetën këtë të shtunë pasi pësoi një infarkt miokardi.
Shtetasi 54 vjeçar, Robert Foto Cini, i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
I dënuari, sipas njoftimit të policisë, thuhet s vuante nga çregullimi skizo-afektiv dhe ishte transferuar në 27 nëntor të vitit 2021 në këtë institucion, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore.
54-vjeçari me origjinë nga Leskoviku, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.
I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet