Emri| I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Maminas 51-vjeçari

18 Mars 2025 | 10:38

Një operacion i organizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka çuar në arrestimin e 51-vjeçarit Albert Koni në zonën e Maminasit. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Torino me 4 vjet e gjysmë burgim.

Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

“Në vazhdën e operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.

Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026