EMRI| I “shiti” 4 vota PS-së për 200 mijë lekë, dënohet me 8 muaj burg lezhjani

9 Nëntor 2023 | 11:21

GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg një qytetar nga Lezha me akuzën e “korrupsionit pasiv në zgjedhje”.

Nga hetimet e SPAK, shtetasi Gëzim Paplekaj nga Lezha rezulton se ka marrë një shumë prej 20.000 (njëzet mijë) lekë, në këmbim të sigurimit të katër votave, për të votuar në favor të subjektit politik Partia Socialiste, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të zhvilluar më datën 25.04.2021.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit G.P, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri G.P me 8 (tetë) muaj burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026