EMRI| I vodhi çantat e dorës me dhunë dy shtetaseve, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar, i identifikuar si Edison Foto, është arrestuar nga policia e Korçës, si autor i 3 vjedhjeve të ndodhura në qytet.
36-vjeçari i vodhi çantat e dorës, dy shtetaseve, njërës prej tyre me dhunë, si dhe vodhi gjithashtu orenditë shtëpiake në një banesë.
Bëhet me dije se personi në fjalë rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë. Ai ka qenë i shoqëruar gjatë vjedhjeve dhe nga një person tjetër për të cilin uniformat blu po punojnë për ta identifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
“Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, rezultoi se ky shtetas, ndërkohë që shoqërohej me një shtetas tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.
Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion