EMRI| Konflikti në zyrën e Tom Doshit, shpallen në kërkim babë e bir
Një konflikt mes disa personave ka ndodhur të martën në zyrën e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Policia bëri me dije se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta, xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.
Gazetarja Sara Demushi tha se nga hetimet e deritanishme mësohet se nuk kemi të bëjmë me një konflikt partiak, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga policia.
Lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona babë e bir. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arjan Telhallari dhe djalin e tij.
I biri mësohet se ka pasur një konflikt me persona që qëndrojnë pranë kësaj zyre elektorale dhe ka njoftuar të atin lidhur me këtë konflikt.
Të dy babë e bir kanë shkuar për t’u sqaruar por konflikti ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë