EMRI| Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
Një 29-vjeçar, i identifikuar si Marius Haxhi, ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi u ndalu në flagrancë duke lëvizur i armatosur.
I riu u ndalua nga efektivët e policisë, në aksin Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Bajkaj duke lëvizur me një armë automatike me vete.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16”.
Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit