EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve
I burgosuri Simon Toska 51-vjeç, i akuzuar për prodhim shitje të lëndëve narkotike, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme në spitalin e Fierit.
Ka qenë Drejtoria e Burgjeve që ka bërë me dije lajmin, ku njofton se Toskën edhe pse e dërguan me urgjencë në spital nuk arriti dot të mbijetonte.
Sipas tyre Toska u dërgua në spital pasi fillimisht ka shfaqur probleme me frymëmarrjen në ambientet e burgut.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.05.2023, rreth orës 04:00 në Spitalin Rajonal Fier ka ndërruar jetë shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes 15.04.1972, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të parashikuara nga neni,(283/2) i Kodit Penale.
- Shtetasi Simon Hashim Toska, i datëlindjes është pranuar në IEVP Fier me masë sigurie arrest me burgim, me datë 13.08.2021 dhe pas vizitës shëndetësore është pajisur me kartele klinike numër 4253
- Që në momentin e pranimit ky shtetas është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka referuar për ankesa klinike akute. Gjatë qëndrimit në institucion ky shtetas nuk ka paraqitur ankesa klinike dhe nuk ka marr trajtim me medikamente për patologji kronike.
- Me datë 03.05.2023, rreth orës 12:00 shtetasi SimonToska ka referuar për lodhje dhe dobësi trupore. Presioni arterial 100/70 mm Hg, pulsi arterial në normë. Në këto kushte iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi që ndjehej mire dhe në gjendje të stabilizuar, nuk referoi për ankesa klinike.
- Më dtatë 04.05.2023 në oren 03:25 gjatë patrullimit në sektor punonjesi i policise me sherbim njofton në radio punonjësit e shërbimit shëndetësor në detyrë, se i paraburgosuri Simon Toska ka probleme me frymëmarrjen. Pas njoftimit rreth orës 03:30 infermierët e shërbimit së bashku me grupin e sigurisë shkojnë në dhomën e shtetasit Simon Toska, në godinën e paraburgimit. Ky shtetas ka referuar për probleme, vështirësi në frymëmarrje, presioni arterial 90/60 mm Hg. Mënjëherë i është dhënë ndihma e parë shëndetësore, i është aplikuar medikamenti (1 ampul) prednizolon dhe është rekomanduar të dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.
- Në orën 03:34 ky shtetas është nisur për në urgjencën e Spitalit Fier, ku edhe gjatë rrugës është asistuar me masazh kardiak. Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio- version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje).
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës