Emri| Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari

15 Shkurt 2025 | 10:53

Një 39-vjeçar është arrestuar nga autoritetet shqiptare pas ishte një person në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

I arrestuari, Oltjon Shtylla, rezulton i dënuar me mbi 4 vjet burgim nga Gjykata e Apelit të Firences për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafikim droge. Sipas burimeve zyrtare, ai u lokalizua në Gramsh, ndërkohë që po vijon puna për ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 26”, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026