EMRI| U gjet e zhveshur poshtë urës, kush viktima 32-vjeçare nga Sukthi
Policia ka identifikuar vajzën e gjetur të pajetë mesditën e sotme poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Ajo është Luljeta Preza, 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Durrësit bëri me dije se nga hetimet paraprake nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.
Burime bëjnë me dije se gjatë këqyrjes që i është bërë kufomës janë konstatuar shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e ka gjetur vajzën të zhveshur, prandaj grupi hetimor ka dyshime se mund të jetë abuzuar seksualisht.
Policia nuk përjashton edhe faktin, që vajza të prostituohej dhe të jetë përfshirë në konflikt me vajzat e tjera, ose me tutorët e tyre dhe mund te jetë goditur nga këta të fundit.
Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
- U gjet e vdekur poshtë urës, identifikohet gruaja. Policia: 17 të shoqëruar
- Gjendet e pajetë një vajzë poshtë urës së Dajlanit në Durrës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026