EMRI| U kap me armë në Rinas, kush është i arrestuari i cili qëlloi drejt policisë

13 Shkurt 2025 | 21:24

Një person është arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ishte i armatosur dhe ndodhej në afërsi të Rinasit. Policia, e cila kishte marrë informacion për lëvizjen e Klajdi Buzës, e ka ndaluar atë, por gjatë operacionit ai ka qëlluar në drejtim të uniformave blu. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar gjatë incidentit.

Klajdi Buza ka një histori të mëparshme me ligjin. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2022, pasi u kap i armatosur në Krujë. Po ashtu, në vitin 2015, ai kishte denoncuar vjedhjen e një makine tip “BMW X5”, e cila u gjet më pas e braktisur në zonën e Ura e Gjolës, në Fushë-Krujë.

Aktualisht, i arrestuari është ndaluar dhe po i nënshtrohet procedurave ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026