Vetëplagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Vlorë, ndërron jetë në spital

12 Shkurt 2025 | 21:29

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë pasi është vetëqëlluar me armë zjarri.

Policia tha se sot, rreth orës 20:40, në spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi Salio Zeneli27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga 27-vjeçari.

Mendohet se 27-vjeçari ka qëlluar veten me pistoletë, me një plumb në kokë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026