EMRI| U përplas nga trajleri teksa udhëtonte me automjet, viktima efektiv policie
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të dielën në aksin rrugor Korçë – Bilisht.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Neviçisht. Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.
Burime të siguruara pranë grupit të ekspertëve të qarkullimit rrugor bëjnë me dije se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë, Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale, ndërkohë që Vaskë Çunoti, drejtues i mjetit të tonazhit të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor.
Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasje e mjetit të vogël me mjetin e tonazhit të rëndë. Nga përplasja mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët, zjarr që është shuar nga shërbimi zjarrfikës.
Goditja ka qenë aq e fortë sa 63-vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e tonazhit të rënde për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
“Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin Vaskë Çunoti, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin , Ilir Duni, 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi Vaskë Çunoti, është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale”- njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë