EMRI| Zgjidhet kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës
Ka përfunduar votimi i zhvilluar paraditen e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, në lidhje me përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë të majtët në zgjedhjet lokale.
Bëhet me dije se fitues është diplomati Ermal Dredha i cili ka fituar garën me ish-deputetin e PS-së Fate Velaj.
Kryeministri, Edi Rama ishte në Vlorë mëngjesin e kësaj të shtune ku në mbledhjen e Asamblesë lokale të PS-së shprehu kritikat e tij për deputetët e qarkut të Vlorës për fushatën që ata bënë për kandidatët për kryetar bashkie.
Me shumicë votash socialistët kanë vendosur Ermal Dredhën, i cili aktualisht mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ermal Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sot në orën 17:00 PS mbledh Kryesinë për të vendosur emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?