EMRI+FOTO/ I burgosuri humb jetën në spital, çfarë dyshohet
Një 47-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Burrelit ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
I dënuari i sigurisë së lartë, Mihal Pavllo Mërkuri, ndërroi jetë në orën 04:35 të së martës, në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë. Ai ishte shtruar dy ditë më parë, më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.
Mihal Pavllo Mërkuri, i lindur më 25.01.1979 në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Ai ishte ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 ndërsa më datë 15.02.2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.
Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

Mihal Pavllo Mërkuri
Ndërsa gjatë një konference për shtyp ku sqaroi situatën në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza, mbrëmjen e së martës, shefi i shërbimit të Reminacionit, Krenar Lilaj, u pyet edhe për humbjen e jetës së pacientit Mihal Pavllo Mërkuri.
”I dënuari po trajtohej në Njësinë e Terapisë Intensive Kirurgjikale, bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë që në momentin e paraqitjes, ditën e diel pasdite. Pacienti vuante nga cirroza hepatike dhe kishte pësuar një hemorragji masive, për të cilën iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Pavarësisht trajtimit mjekësor të specializuar, ai u nda nga jeta në orën 04:13″, tha Krenar Lilaj.
I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 69-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet