EMRI| Plagosi me armë zjarri një person në Krujë, identifikohet autori

22 Janar 2024 | 16:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë.

Shtetasi Imer Kameri, 52 vjeç, plagosi me armë zjarri, shtetasin Agron Asllani, 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është ende në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026