Endri Shabani thirrje për ndryshim të sistemit zgjedhor
Kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani u shpreh se hapja e listave është e domosdoshme.
Sipas tij kjo rrit konkurrencën brenda partisë, vetëm se duhet gjetur një mekanizëm më i drejtë i përfaqësimit të qytetarëve.
Shabani tregoi në “Now” në Euronews Albania se në zgjedhjet e vitit 2021, nisma “Thurje” mori 10 217 vota të cilat nuk u përkthyen në asnjë mandat.
Normalisht në një sistem të drejtë do të përfaqësoheshin të paktën nga 1 deputet, gjë që nuk ndodhi dhe rrjedhimisht mbi 10 mijë qytetarë ngelën të pa përfaqësuar në një kohë kur demokracia do të thotë përfaqësim.
“Për t’i krijuar mundësi qytetarëve të përfaqësohen në mënyrë më të drejtë dhe për të mos i dhënë një avantazh të paligjshëm atij që është në pushtet është e rëndësishme që të ndryshojë sistemi zgjedhor në këtë pikë, pra të kemi një proporcional kombëtar,” – u shpreh Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili