Alibeaj: Zyrat e gjykatave janë bosh, situata në sistemin e drejtësisë, dëshpëruese
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj përballë të rinjve në emisionin RinON në Euronews Albania tha se situata në sistemin e drejtësisë sot është dëshpëruese.
Sipas tij, miratimi dhe zbatimi i ligjeve të reformës në drejtësi në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca ka bërë që sot në gjykatat dhe prokuroritë e të gjitha niveleve të gjesh zyra bosh për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.
Kjo bën, tha z. Alibeaj, që sot askush të mos mundet të marrë drejtësi në kohë, drejtësi cilësore apo edhe të mos marrë fare drejtësi.
“Sot faktet i ka publiku; e para mungesë e madhe gjyqtarësh e prokurorësh në të gjitha nivelet; së dyti, vetëm në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve që duhet të gjykohen në kohë ka shkuar në 35 mijë; së treti, sa krime ndodhin përditë dhe sa kriminelë shkojnë pas hekurave? Jo, ndodh e kundërta, kriminelë me emër në publik, dalin në lajme që lënë qelinë çka tregon për një situatë dëshpëruese të sistemit të drejtësisë”, deputeti demokrat.
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)