‘Epidemia’ e drogës në Evropë, rritja e cilësisë dhe çmimet e ulëta nxisin dhunën
Cilësia më e mirë dhe çmimet më të lira për drogën në BE po sfidojnë luftën kundër tregut ilegal të narkotikëve. Kjo është pika kyçe e analizës vjetore të BE-së. Situata përbën një kërcënim për parandalimin.
Në shoqatën “Informacion për Drogën dhe Vartësinë” në Belgjikë mbërrijnë 2 mijë telefonata në vit nga konsumatorët dhe të afërmit e shqetësuar. Shumica janë të varur nga marijuana.
Në shumicën e vendeve të BE-së përdorimi i kanabisit është ilegal, por së fundmi Gjermania e ka legalizuar atë për qëllime rekreative. Kjo mund të ketë një impakt tek parandalimi.
“Do të jetë më e lehtë të bësh parandalimin sesa të rrezikosh reduktimin kundrejt publikut të gjerë. Sepse kur droga është e ligjshme mund ta përdorësh më shumë se kur është e paligjshme. Nëse është e paligjshme, mendon se nuk duhet ta marrësh. Ndërsa kur produkti është i lirë mund ta marrësh dhe qeveritë mund të ofrojnë udhëzime për mënyrën e përdorimit”, thotë Fanny Bétermier, “Informacion për Drogën dhe Varësinë”.
Aktualisht ekzistojnë disa vende të BE-së me ligje më të buta. Malta është i vetmi që e ka legalizuar përdorimin. Por Luksemburgu, Spanja, Portugalia dhe Holanda e tolerojnë përdorimin privat. Tregu i drogës në BE ka në total vlerën e 31 miliardë eurove.
Kanabisi është droga më fitimet më të mëdha. Ai përbën 39% të totalit ose 12.1 miliardë euro, i ndjekur nga kokaina me 37% të totalit, ose 11.6 miliardë, kuotë që po rritet për shkak të çmimeve të lira që ofron tregu.
Që kur ka më shumë drogë, trafikantët duhet të luftojnë për pjesën e tyre të tregut, gjë që përbën rrezik për qytetarët.
“Rritja e dhunës për shkak të drogës është përhapur kudo në Evropë. Ka një presion të fortë të aktorëve të ndryshëm të tregut ilegal të drogës dhe kjo dhunë po nxitet nga rritja e madhe e disponueshmërisë së kokainës në treg në vitet e fundit, edhe pse në fakt, dhuna ka nisur me ngadalë 10, 15 vjet më parë me tregun e kanabisit”, shprehet Alexis Goosdeel, ekspert.
Në këtë aspekt spikat Belgjika, ku në muajt e fundit dhuna është rritur. Në shkurt u verifikuan 10 incidente me armë në Bruksel, një prej të cilëve me viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin