English

Francë, si po luftohet droga që po ‘helmon’ qytetin e Marsejës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtu në Francë, beteja e armatosur mes grupeve rivale të drogës vazhdon. Përgjatë vitit të kaluar, të paktën 49 persona u vranë vetëm në Marsejë. Banorët e periferive janë të dëshpëruar.

- Advertisement -

Shtatë adoleshentë të vrarë janë varrosur këtu. Rajan, 14-vjeçar, është një prej tyre.

“Ai u qëllua 5 herë në gjoks me Kallashnikov. Natyrisht, nuk mundi të mbijetonte. Përbindëshat që e vranë kujtuan se po i përgjonte. Panë një fëmijë dhe e qëlluan. Sot, një djalë i ri nga Marseja mund të vdesë nga plumbat njësoj si të ishim në Meksikë, por këtu jemi në Francë”,  thotë Laetitia Linon, halla e 14-vjeçarit.

Dy banda janë në luftë për kontrollin e distriktit verior të Marsejës. “DZ Mafia” dhe “Joda”, që po rekrutojnë vrasës.

“Pashë një grup të rinjsh të mbledhur rreth zjarrit. Ua thashë qartë: djema, do të vriteni; është shumë e rrezikshme, jemi në luftë. Të nesërmen zbulova se një nga ata djem ishte vrarë. Më pas shkova ta shihja në morg. U ndjeva shumë keq”, shprehet Mohamed Benmeddour, banor i Marsejës.

Prokurorët kërkojnë ligje më të forta për konfiskimin e aseteve të lidhura me drogën.

“Trafiku i drogës gjeneron 3 miliardë euro në vit këtu në Francë. Këto para rrjedhin lehtshëm, mund të korruptojnë këdo. Kemi raste rrëmbimesh dhe torturash, si ai i një djaloshi që vodhi 20 euro nga grupi i drogës për të blerë një sanduiç. Këto para të vrasin”, thotë Nicolas Bessone, prokuror, Marsejë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?