Papa Françesku shfaq probleme shëndetësore, shoqërohet në spital

28 Shkurt 2024 | 13:17

Papa Françesku, iu nënshkrua kontrolleve mjekësore në një spital në Romë të mërkurën.

Në një deklaratë për media Vatikani sqaroi se Papa ishte me grip, por pas kontrolleve mjekësore ai u shoqërua sërish në Selinë e Shenjtë.

Imazhet televizive treguan një Fiat të bardhë, një makinë që Françesku përdor rregullisht – duke u larguar nga spitali në qendër të Romës.

Papa Françesku anashkaloi një lexim në audiencën e tij javore të së mërkurës, duke ia deleguar detyrën një ndihmësi dhe duke u thënë besimtarëve se nuk ishte ende mirë.

Papa, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore kohët e fundit, kishte anuluar takimet të shtunën dhe të hënën për shkak të asaj që Vatikani e quajti një grip të lehtë .

Të dielën, ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit si zakonisht, për të dhënë mesazhin e tij.

“Të dashur vëllezër dhe motra, unë kam ende pak të ftohtë,” i tha Papa Françesku audiencës të mërkurën, duke njoftuar se dikush tjetër do të lexonte katekzën e tij mbi zilinë dhe kotësinë, dy nga shtatë mëkatet e Biblës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026