Epidemia e re në Shqipëri, qytetet që kanë konsumin më të lartë të drogës
Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranzit për drogat e forta, por edhe një strehë në zgjerim për përdoruesit e tyre. Emisioni “Unpublished” ka hulumtuar mbi përdorimin e kokainës në vendin tonë.
Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të saj të lartë, ndryshe nga drogat e tjera si hashashi p.sh. Por asgjë nuk po i ndal të rinjtë shqiptarë t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës.
Raportuesja për Shqipërinë në Evropë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët, epidemia e re.
“Momentalisht dhe për vendin tonë dhe për SHBA dhe Europën Perëndimore po flitet të paktën këto 3-4 vitet e fundit, po flitet për një epidemi kokaine, pra përdorimi i kokainës është aq i shprehur aq në shifra të larta, tashmë në këto vende po flitet për epidemi kokaine”, deklaron znj. Thoma.
Kjo është renditja e qyteteve sipas konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në Fier dhe Elbasani dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës. Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë kokainën lëndë të parë konsumi.
“Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës ka konsumim të lëndëve narkotike. Zonat që kanë më shumë fluks ka qenë zona e parkut që u godit. Ka qenë zona e Pallatit me Shigjeta, ka qenë zona e bllokut, por që edhe aktualisht dominon për përdorimin në fundjavë të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Zona e Freskut, Alliasi dhe Kamza”, shprehet Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.
Çmimi i kokainës varion sipas cilësisë së saj. Pavarësisht çmimeve shumë të larta për blerjen e kokainës, ajo shitet në masë. Tregtia nis nga blerja me kilogramë e përfundon deri tek blerja sipas dozave.
“Kemi 2 lloje kokaine, kemi kokainë peruanë dhe fleks. Çmimi i një kilogram peruanë varion nga 35 deri në 40 mijë euro. Ndërsa i fleksit kalon në 28 deri në 35 mijë euro për kilogram, me shumicë flas gjithmonë”, tregon Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.
Sipas tij nuk është vetëm Porti i Durrësit pikë kyçe e futjes së lëndëve narkotike ndërsa kokaina që hyn në Shqipëri nuk vjen në cilësinë e vendit të origjinës. Kjo pjesë që vjen merret, përpunohet dhe më pas shpërndahet në doza.
LEXONI GJITHASHTU:
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret