Epidemiologu: 15 miliardë vaksina janë aplikuar në 2 vjet nga COVID-19
Skepticizmi lidhur me vaksinat vijon akoma, ndonëse ato janë testuar, ritestuar dhe kanë pasur efikasitet në popullatë.
Në Gjermani janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona.
Mjeku epidemiolog, Erion Dasho tha në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se shifra e padive lidhur me efektet anësore është normale, si për çdo vaksinë tjetër. Ai tregoi se deri tani 15 miliardë vaksina janë aplikuar në botë nga COVID-19.
“Lista me efekte anësore është publikuar që në fillim nga kompanitë për t’u mbrojtur nga paditë që mund të vijnë. Nuk ka asnjë medikament pa efekte anësore. Vetëm në BE vdesin 200 mijë njerëz në vit si pasojë e efekteve anësore të medikamenteve. Vaksina anti-Covid është medikamenti më masiv i përdorur në historinë e njerëzimit, në 2 vjet janë aplikuar mbi 15 mld vaksina”, tha epidemiologu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Efektet anësore të vaksinave anti-COVID, përfaqësuesja e EMA: Mos kini frikë
- Gjermani, 185 padi për dëmet e shkaktuara nga vaksinat
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve