Epopeja e UÇK, në Prekaz krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial
Shënimi i Epopesë së UCK-se ka vijuar edhe te enjten. Krerët shtetëror shkuan për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Ata vlerësuan larte trimërinë dhe sakrificën e kësaj familje qe u be simbol i lirisë se Kosovës.
“Nga këtu jo vetëm ne që e përjetuam luftën, por edhe brezat e ri edhe fëmijët tanë inspirohen për rrugën përpara për mbrojtjen e lirisë së arritur me sakrificë dhe gjak. Por, mbi të gjitha na përkujtohet secilit se sa i lartë ka qenë çmimi i paguar për lirinë tonë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë, asnjëherë nuk të devijomë nga rruga e shtruar nga kjo sakrificë e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve”, Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.
“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe në shpirtin e tyre një të vërtetë e cila e ka shpëtuar popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë, duke luftuar me armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vetë. Kështu veproi familja Jashari dhe për këtë arsye ne si komb, si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, familjes Jashari”, Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit.
“Tre breza të Jasharëve, 59 veta gjithsej, rreth gjysma gra e fëmijë, u flijuan me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 për çlirimin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin. Epopeja e UÇK -së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare. Shpërthyen demonstratat gjithë popullore dhe solidariteti i parë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan por gjithandej në mërgatë. Njëkohësisht edhe u vetëdijesua e ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtar dhe diplomacia botërore”,-tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Përveç liderëve te shtetit, homazhe bën edhe organizatat e veteraneve të luftës se UCK-se.
Përfaqësuesit e tyre, edhe ne këtë rast shprehen kritika ndaj qeverise, duke treguar se pse nuk po e shënojnë ketë epope bashke me institucionet.
“Arsyeja pse nuk jemi bashkë në shënimin e epopesë së UÇK-së është sepse ne si organizata kemi menduar dhe kemi vepruar që mos t’i fyejmë dëshmorët…Por brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK që e kanë thyer luftën. Këto institucione sidomos në tri ulëset, kryetarja, kryetari i parlamentit dhe qeveria të respektojnë rrugën e bërjes së lirisë”,-tha Xhavit Jashari, kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve.
Për homazhe ne Prekaz erdhën edhe përfaqësuesit e veteraneve nga Shkodra dhe shume qytetare nga te gjitha trojet shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit