Erdogan i kërkon Putin të lejojë dërgimin e ndihmave në Siri

11 Korrik 2022 | 21:43

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të zgjerojë autorizimin për kalimin e kufirit për dërgesat humanitare brenda Sirisë.

Kjo kërkesë e Erdoganit vjen teksa diplomatët po tentojnë që të gjejnë zgjidhje që do të mund të shmangte veton ruse dhe do të mundësonte vazhdimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Siri.

“Erdogan theksoi se ai i kushton rëndësi të madhe zgjerimit të mekanizimit për kalimin e kufirit në Siri”, tha zyra e tij përmes një deklarate, pas bisedës telefonike midis liderëve.

Kjo bisedë vjen pasi të dielën ka skaduar mekanizmi që lejon dërgimin e ndihmave humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Kufiri midis Turqisë dhe Sirisë, përkatësisht pikëkalimi kufitar i Baba al-Hava është rruga e vetme që Kombet e Bashkuara të dërgojnë ndihmë për civilët, pa kaluar përmes territoreve të kontrolluara nga forcat e Qeverisë siriane, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rusia, aleate e regjimit në Siri, ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kundërshtuar propozimet perëndimore që ky pikëkalim kufitar të mbahet i hapur edhe për një vit.

Mosmarrëveshjet për këtë çështje vijnë në kohën kur tensionet diplomatike janë të larta për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në të kaluarën, Këshilli i Sigurimit kishte zgjatur mekanizimin e kalimit të kufirit dhe ka ende shpresë se një votim për këtë gjë mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026