Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime për vetëmbrojtje kundër sulmeve të Izraelit

18 Qershor 2025 | 12:31

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Irani ka të drejtën “e natyrshme, legjitime dhe të ligjshme” për t’u mbrojtur përballë sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore.

Deklarata e Erdoganit vjen ndërsa luftimet mes dy vendeve kanë hyrë në ditën e gjashtë.

“Është një e drejtë shumë e natyrshme, legjitime dhe ligjore për Iranin që të mbrohet nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit,” tha Erdogan, vetëm një ditë pasi e cilësoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si “kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”.

Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Netanyahu i ka tejkaluar krimet e Adolf Hitlerit në Gaza. “Shpresojmë që fatet e tyre të mos jenë të njëjta,” shtoi Erdogan.

Presidenti turk u zotua se do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund agresionit izraelit. “Po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar agresionin çnjerëzor të Izraelit kundër Gazës, Sirisë, Libanit, Jemenit dhe fqinjit tonë Iranit,” tha ai gjatë një fjalimi në grupin parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara.

Erdogan paralajmëroi gjithashtu për pasoja të mundshme rajonale dhe tha se institucionet turke janë në gatishmëri për çdo zhvillim që mund të prekë Turqinë.

Bilanci i konfliktit

Sipas mediave iraniane, numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite ka arritur në 585, ndërsa mbi 1,300 persona janë plagosur. Në hakmarrje, Irani lëshoi raketa balistike drejt Izraelit, duke shkaktuar 24 viktima dhe më shumë se 500 të plagosur, sipas raportimeve.

Izraeli nisi ofensivën më 13 qershor, duke synuar objektet bërthamore dhe komandat ushtarake në disa qytete të Iranit.

Turqia dhe iniciativa për paqe

Në të njëjtin fjalim, Erdogan foli edhe për nismën “Turqia pa terror”, e nisur nga aleati i qeverisë, Devlet Bahçeli, me qëllim çarmatimin e plotë të PKK-së. Ai përmendi zhvillimet e fundit, përfshirë shpërbërjen e PKK-së pas vizitave të ligjvënësve të Partisë DEM tek udhëheqësi i saj i burgosur, Abdullah Öcalan.

Akuza për korrupsion ndaj opozitës

Presidenti turk nuk kurseu kritika për Partinë Republikane Popullore (CHP), opozitën kryesore në vend, duke e akuzuar për korrupsion në bashkitë që drejton. Veçanërisht nën shënjestër ishte kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoğlu, i cili ndodhet në arrest nën akuza për drejtimin e një rrjeti kriminal, ryshfete dhe manipulim tenderash.

Sipas prokurorisë së Stambollit, dhjetëra persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve ndaj bashkisë, ndërsa dëshmitë e para sugjerojnë se skema korruptive ka nisur që nga marrja e detyrës nga Imamoğlu në vitin 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026