Erdogan me sytë nga Ballkani! Brahaj: Axhendë për futjen e Kosovës në NATO
Gazetari, Sokol Brahaj i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro ka folur lidhur me njohjen e Kosovës. Brahaj u shpreh se sinkronizimi i Washington-Ankara për çështjet ballkanike është një plus i madh.
Sipas tij Turqia ka ecur shumë për të futur në axhendën e NATOS-s punën e Kosovës. Ai thekon se kjo çështje është shumë e rëndësishme jo vetëm për Turqinë, po edhe për Amerikën.
“Kam qenë pjesë e shumë delegacioneve të cilat janë, kryeministrat turq, presidenti aktual turk ka urdhëruar të gjithë ambasadorët e vet pra në mbledhjen e ambasadorit të Turqisë që një portë dhe një ndër nëpunësit më kryesore, pra sekretarin e parë të ambasadave dhe të konsulatat e tyre, kudo në Afrikë, kudo që të jenë nëpër botë, ku në ato vende ku Shqipëria nuk ka përfaqësi apo ambasadë atëherë jeni të detyruar të bëni lobing për njohjen e Kosovës.
Pra ka tashmë u bënë 18 vite që unë kam qenë edhe pjesë e shumë këtyre delegacioneve kurse thënia e presidentit Erdogan është shumë e qartë është shumë domethënëse është pa asnjë si t’i themi ne pa asnjë jo desha me thënë këtë apo desha me thënë atë në radhë të parë këtë duhet thënë që kjo çon edhe fjalët siç e tha dhe miku pak më parë domethënë puna e Qipros me Greqinë çojnë fjalë atje pra që nuk është nuk marr leje nga kërkush.
Dhe siç e thashë, siç e thashë edhe ne pak më parë, Franko që sinkronizimi i Washington-Ankara për çështjet ballkanike është një plus i madh edhe për Ankara edhe për zotin Erdogan dhe kështu që Turqia unë besoj që ka ecur shumë parë në për ta çuar apo për ta propozuar apo për ta futur në axhendën e NATOS-s punën e Kosovës, sepse është shumë e rëndësishme jo vetëm thjesht për Turqinë, por edhe për Amerikën, pavarësisht se ne na mbron Amerika, pra Kosova na mbron Amerika, kjo është e vërtetë, por edhe Turqia ka interesat shumë jetike ku një Kosovë në NATO, pra një Shqipëri dhe një Kosovë në NATO do të jetë një plus i madh.
Jo vetëm thjesht për Amerikën, por edhe për Turqinë që dihet që shumë herë votohet për shumë gjëra dhe pika e parë këtu do të jetë edhe një plus për Turqinë në të ardhmen siç ka ndodhur për shembull në Kombet e Bashkuara apo në samite të tjera ndërkombëtare”, tha ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja