Erërat afrikane ‘pushtojnë’ Evropën, temperatura maksimale në Itali dhe Ballkan

21 Qershor 2024 | 17:12

Erërat nga Afrika e Veriut po rrisin më tej temperaturat në Evropën jugore, përfshirë Italinë dhe vendet e Ballkanit.

Në Itali, 8 qytete kanë shpërndarë paralajmërime. Ekspertët druhen se 2024-a mund të jetë moti më i nxehtë në histori, duke thyer rekordin e 48.8 gradëve në 2021-shin.

Nëpër Evropë, valët e të nxehtit po ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme dhe qytetet në mbarë kontinentin po përpiqen të përshtaten me temperaturat.

Në Londër, profesori Luis Hellsi dhe ekipi i tij po masin atë që u ndodh trupave tanë kur ne vuajmë nga rraskapitja si pasojë e vapës.

 “Nëse kalohen 40 gradët, atëherë hyjmë në zonën e rrezikut. Disa njerëz mund të jenë mirë, por të tjerë jo. Pikërisht këtu fillojnë edhe problemet. Organet e trupit fillojnë të bllokohen, ose të mos funksionojnë mirë. Arsyeja e kësaj mund të jetë ajo që quhet mungesë proteinash. Pra, proteinat fillojnë të ndryshojnë formë dhe disa prej tyre të shkëputen. Të njëjtat shenja ju i ndjeni edhe kur jeni duke gatuar”,-tha Lewis Halsey, profesor psikologjie në Roehampton University.

Kur në ajër ka shumë ujë për shkak të lagështirës, djersa nuk ka se ku të shkojë. Ajo rrjedh në trupin tonë dhe nuk avullon. Kjo do të thotë se nuk ka shumë efekt në aspektin e lehtësimit të të nxehtit.

 “Nëse lagështira, nëse sasia e ujit që avullon në ajër është mjaftueshëm e lartë, kjo është për shkak se mënyra kryesore e rënies së temperaturave të trupit tonë në një ambient të nxehtë është duke djersitur. Ne jemi ndër qeniet që prodhojnë më shumë djersë në botën e kafshëve”,-tha Lewis Halsey, profesor psikologjie në Roehampton University.

Javën e kaluar, autoritetet greke u detyruan të mbyllnin monumentin e Akropolit pasi temperaturat shkuan mbi 40 gradë, ndërsa në Turqi temperaturat në zonat bregdetare u rritën me 12 gradë mbi normalen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha të hënën se anëtarët evropianë dhe Kanadaja janë në...
20:06 | 06/07/2026

15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor

Të paktën 15 punëtorë u vranë në shembjen e një miniere ari në Sudanin verior të hënën, tha një kompani shtetërore. Kompania Sudaneze e Burimeve...
19:32 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026