Erion Veliaj flet për herë të parë pas fitores së mandatit të 3-të: Jam mirënjohës!

16 Maj 2023 | 18:38

Erion Veliaj mbajti fjalën e tij për herë të parë pas fitores së mandatit të tretë si kryebashkiak i Tiranës.

Ai fitoi me një diferencë të thellë votash në një garë me 5 kandidatë të tjerë, ku ai që iu afrua më shumë ishte Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Veliaj falënderoi patronazhistët që kujdesen për të përcjellë problemet e gjithë qytetarëve.

“Për herë të parë ne futëm konceptin e aktivistit, ç’ka e bëri secilin prej nesh një aktivist digjital. Kur shikonim kundërshtarët tanë që harxhonin pafund para për të mbushur stadiume që në pjesën më të madhe ishin bosh dhe shumica e mitingjeve tona, e tubimeve tona kaluan në një nivel që koston e kishin zero, por impaktin e kishin maksimal në hapësirën digjitale aktivistët tanë meritojnë një supër falënderim për punën në betejën digjitale,” – u shpreh Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026