Partia Socialiste shpall fitoren në njësinë nr.7 në Tiranë
Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren në njësinë 7 të kryeqytetit, nga ku është shprehur se PS jo vetëm që ka fituar, por ka fituar më shumë se 2013 dhe 2017.
Veliaj tregoi një prapaskenë që sipas tij nuk e dinte as Etilda Gjonaj, kandidatja e PS në këtë zonë. Ai tha se kur është botuar lista e Tiranës, dikush i kishte thënë që në këtë njësi keni vënë disa çuna dhe goca shumë të mirë, por që s’janë për këto punë, sidomos në zona të vështira, për shkak të problematikave që ka pasur njësia 7.
‘’Jemi në vitin 2021 dhe duhet të ofrojmë e do fitojnë çunat dhe goca të mira, jo me të fortët me muskuj, por ata me dije dhe pason. Jam shumë krenar për Etildën, Aldrinin, për skuadrën tonë të mrekullueshme të njësisë 7 që kanë thyer një rekord, më rezultat më të mirë se dy zgjedhjet tona të fundit.”, deklaroi Veliaj.
Ai përmendi gjithashtu reformat që ka bërë Partia Socialiste dhe theksoi se prova që reforma në Drejtësi është gjëja e duhur dhe që Ministrja e Drejtësisë fiton më shumë se në 2013 e 2017, është fitorja e PS në njësinë 7.
Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës kishte dhe një mesazh për kundërshtarët e partisë së tij, të cilëve i’u bëri thirrje të mos mërziten, sepse me fitoren e Etildës do të ketë më shumë drejtësi dhe reforma, më shumë meritokraci dhe bashkëpunim.
Ndërkohë që Etilda Gjonaj, në fjalën e saj falenderoi ekipin e PS-së dhe Veliajn, komisionerët, numëruesit, por mbi të gjitha familjen që e ka mbështetur dhe e ka mirëkuptuar për orët e gjata në punë.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së